E dimë që mungon energjia, por sistemi elektrik është moshatar me Tan Lamen

Gjatë një ceremoni shpërndarjesh të lejeve të legalizimit në Tiranë, Edi Rama ka kërkuar më shumë kohë për të vijuar reformat e tij për rilindur Shqipërinë. Ai është ndalur edhe tek problemet që po vërehen këto kohë dhe që kanë të bëjnë me furnizimin me energji elektrike duke thënë se megjithë investimet e bëra sërish rrjeti vazhdon të mbetet i amortizuar. “Ne gjetëm një sistem elektrifikimi në moshën e Artan Lames. Një shtëpi e shkatërruar nuk mund të ndërtohet për 3 vjet e gjysëm. Artan sa vjeç je. E pra se prandaj je kshu si i ndriçuar se ke lindur në kohën e elektrifikimit”. Në kuadrin e kohës së pamjaftueshme për të bërë më shumë në këto 3 vite e gjysëm, Edi Rama fajësoi edhe borxhin publik që sipas tij u trashëgua nga qeveria e kaluar: “Gjetëm një borxh që po thyente çatinë e shtëpisë. Duhet ta shohin të gjithe që ne nuk po pushojmë një sekond”. Sëfundi Rama gjeti rastin edhe për të vlerësuar punën e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj ndërsa shtoi: “Në Tiranë po bëjmë një punë shembullore dhe kryetari i Bashkise po ashtu. Kjo është një punë e madhe që kërkon kohën e vet”.

Artikulli paraprakSHQIPTARI QËLLOHET ME ÇIFTE, TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER NË SPITAL
Artikulli tjetërVRAU SHQIPTARIN ME ÇIFTE, AUTORI I SHPËTON DËNIMIT