Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Kovaçevski nga Brukseli, ka deklaruar se arsyeja e vetme që liderët e tre shteteve vendosën që të jenë pjesë e samitit të BE, është që të jepnin mbështetjen për të cilën sipas tij BE tashmë ka shumë nevojë.

“Peshuam edhe mendimin për të mos ardhur aspak sepse e dinim cfarë na prste si rezultat dhe arsyeja pse erdhëm ishte për të respektuar njerëzit dhe vendet që janë në situatë të vështirë. Doja të isha këtu për ti mbështetur sepse individualisht nuk kanë nevojë për mbështetjen tonë por si BE janë lëmsh.

Kjo luftë në Ukrainë ka sjellë më shumë energji e më shumë bindje tashmë që ajo çpo bënim ishte gjëja e duhur.

Më ka bërë shumë më të vetëdijshëm se jo për të cilën më parë flisja si një kërcënim teorik nuk është më i tillë.

Edhe ata që takuam sot ta shohin në të njejtën mënyrë. Na duhet të jemi sa më afër dhe të udhëheqim përmes shembullit e të themi kjo është rruga që duhet të ndjekim”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprak“MË ZHGËNJEVE”! RAMA-VUÇIÇ: NUK I PËRGJIGJESH ASNJËHERË NJË GAZETARI SERB, VETËM NJË FRANCEZI
Artikulli tjetër“KJO QË NDODHI ME SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT ISHTE E PADREJTË”, VUÇIÇ: NUK MUND TË QAJMË E BËRTASIM. DUHET PUNË!