Një shtetase nga Fieri e divorcuar, ka tentuar të hidhet nga kati i katërt i godinës së Partisë Demokratike në këtë qytet.
Shtetasja Lindita Maloku, 47 vjeçe, jetonte në fshatin Fermë Çlirim. Ajo ka bërë disa tentativa për t’u hedhur, për shkaqe ekonomike.
Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë nga bashkëshorti dhunues ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci por dhe një strehë ku të fusë kokën.
Ajo tregon se për 20 vjet bashkë me ish-burrin ka jetuar në një ish-stallë kuajsh. Atje ka rritur dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.
Ndërsa pas divorcit streha e saj e përnatshme është Urgjenca e Fierit, jo vetëm për tu vizituar pasi është e sëmurë kronike, por dhe për të fjetur. Kur nuk ka shtretër të lirë, ajo tregoi në atë kohë se flinte në shkallët e Urgjencës.