EDHE PSE ENDE NË FAZËN E KALKULIMEVE, DUKET SE KOSTON E ZGJEDHJEVE DO TA MBAJË ISH KRYEMINISTRI. Partite Politike, ne Shqiperi jane mbledhur ne strofkullen e tyre ne prag te zgjedhjeve te 21 Qershorit.

Nese prane se majtes, pritet qe shume shpejt kreu I PS-se te percaktoje emrat, duket se edhe ne kampin e djathte do te jete nje ish kryeminister ai I cili do te percaktoje emrat konkret. Burime konfidenciale prane Partise Demokratike bejne me dije se me emrat e kandidateve te PD-se per zgjedhjet e 21 Qershorit, po merret drejtperdrejte ish kryeministri dhe ish kryetari I PD-se, Sali Berisha. Ai eshte vendosur ne krye te grupit te punes per zgjedhjet e ardhshme te cilat shiohen edhe si testi I pare I veshtire per kreun e PD-se Basha. Sipas analisteve por edhe njerezve afer PD-se behet me dije se kjo levizje, ka dy ane te saj. Njera ane e se ciles eshte fakti se Berisha njeh shume mire drejtuesit vendor aktual ne te gjithe vendin, por ana tjeter e medaljes eshte fakti se ne rast humbjesh, atehere Basha nuk do te jete karta e djegur e ketyre zgjedhjeve per te mos mbajtur mbi supe pergjegjesine. Megjithate, ende asgje nuk eshte zyrtare, por selia e PD-se tashme po gumezhin nga emrat te cilat priten qe te dalin ne drite me Shkurtin per tu prezantuar edhe para kandidateve

Artikulli paraprakSTUHIA SHKAKTON DËME NË SHKODËR
Artikulli tjetërPARTIA SOCIALISTE NDEZ MOTORËT PËR GARËN E 21 QERSHORIT