Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me studentët e gazetarisë dhe ekspertë të shoqërisë civile
, zhvilloi në Qendren e BE-së në qytetin e Shkodres aktivitetin “Monitorimi dhe zbatimi i të drejtës së informimit”. Komisioneri për të drejtën e informimit Rigels Xhemollari shpjegoi se si mund të bëhet një kërkesë për informacion pranë një autoriteti public, në rastin konkret bashkisë Shkodër. Transparenca lokale është shumë e rëndësishme për informimin e qytetarve tha Xhemollari. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i gazetarëve të ardhshëm për rritjen e transparencës së autoriteteve publike nëpërmjet zbatimit tërësor të ligjit “Për të drejtën e informimit”, respektimi i privatësisë së qytetarëve nëpërmjet mbrojtjes së të dhënave personale, ndërsa garantohet funksionimi i një media të lirë dhe të pavarur.