Katër shqiptarë të cilët ishin pjesë e një bande që merrej më trafikun e lëndëve narkotike, janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Genova të Italisë.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi 2.5 kg kokainë të pastër si edhe një sasi prej 15 mijë euro cash si edhe një pistoletë kalibër gjysmë automatik 9×21 me 125 fishekë.
Media italiane shkruajnë se personat punonin në mënyrë autonome dhe bashkëpunonin me njëri- tjetrin.
Të arrestuarit tregtonin kryesisht drogë në disa sheshe në lagjet e Sampierdarena, Sestri Ponente dhe Rivarolo.
Ata janë marrë dhe me vjedhje nafte, që u duhej për të mbushur makinat për transportin e drogës.Vjedhja e naftës u bë nga tanke dhe kamionë në zonën e Serra Riç.
Në fillim u vodh naftë në një kompani që prodhon kontenierë, më pas në tanket e automjeteve të parkuar në zona të ndryshme të kompanive.
Hetimi filloi në shkurt 2018 kur u identifikua një grup i vogël, të cilët u monitoruan në disa zona të qytetit.
Droga vinte nga periferia e Milanos dhe më pas paketohej dhe shitej në Xhenova.
Sipas medias italiane, ata e paketonin kryesisht në kuti dhe e fshihnin brenda gropave të ullinjve ose hyrjeve nëntokësore në Bolzaneto.
Deri tani nga gjykata janë dhënë 11 masa sigurie “arrest me burg”, si dhe 1 “arrest shtëpie”.