Persona të armatosur, të maskuar me shalle dhe kapucë te zinj kanë kryer një grabtije mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur në një farmaci, ku 2 persona të armatosur kanë kërcënuar nën armë farmacisten dhe i kanë marrë xhiron ditore, në shumën e 15 mijë lekëve të reja. Më pas janë larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE Më datë 25.03.2017, rreth orës 19:15, në rrugën e “Kavajës”, tek një Farmaci, kanë hyrë 2 persona, të maskuar me kapele dhe shall të zi, të cilët dyshohen të kenë qënë me armë zjarri, kanë vjedhur 15000 Lekë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakRAMA: SUKSESI I REFORMAVE VARET NGA ZBATIMI I ASAJ NË DREJTËSI
Artikulli tjetërDENONCIMI NË STAR PLUS, “DY NETË E NJËJTA SITUATË, TË NDËRHYHET URGJENTISHT”