Ka mbërritur te Spitali i Traumës 33-vjeçari I.S i cili u plagos rëndë në atentatin e sotëm në Vlorë. Burime për mediat bëjnë me dije se gjendja e të riut paraqitet mjaft e rëndë pasi ai ka humbur të dyja këmbët për shkak të shpërthimit të fuqishëm të tritolit.

Ai ishte duke hapur garazhin dhe në atë moment shpërtheu tritoli duke e lënë të plagosur. Siç u mësua, kjo nuk ishte hera e parë që Sadedinit i bëjnë atentat, pasi edhe më parë në vitin 2017 ka shpëtuar mirë. Në makinën e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol.

Artikulli paraprakIZOLOHEN ZONAT TURISTIKE, NDËRPRITET KOMUNIKIMI I THETHIT ME SHKODRËN, TURIZMI DREJT DËSHTIMIT…
Artikulli tjetërNUK DO TA BESONI: KY ËSHTË VENDI ME FËMIJËT MË TË LUMTUR NË BOTË