Vllaznia tashme eshte bere e qarte se eshte vene ne kerkim te gjetjes se nje sulmuesi tjeter dhe prej dites se djeshme ka nisur proven me te, lojtari nga Ekuadori Frank Obando. Por duket se objektivi i drejtuesve kuqeblu eshte fokusuar tjeterkund.

Bëhet me dije se shkodranët kanë arritur akord me sulmuesin bullgar Nasko Milev. Sipas “Futbolli në Shqipëri” sulmuesi pritet të jetë afrimi më i fundit në Shkodër. Së fundmi 27-vjeçari u largua nga Shkëndija e Tetovës teksa ka vendosur që karrierën e tij futbollistike ta vazhdojë në vendin tonë. Gjate sezonit te kaluar fillimisht ka luajtur ne Letoni ndersa nga janari i eshte bashkuar Shkendijes se Tetoves me te cilen ka luajtur ne 13 ndeshje te kampionatit, ku ka shenuar 3 gola dhe ka dhene dy asiste.

Shumicën e karrierës së tij, Milev është aktivizuar me skuadra vendase, teksa ka edhe 10 paraqitje më kombëtaren U-21 të Bullgarisë. Ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete lojtar nese do te vishet kuqeblu apo jo.

Artikulli paraprakAKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN LEZHË-SHKODËR, DY MAKINAT PËRPLASEN “KOKË MË KOKË”
Artikulli tjetërThe Top 5 Best Online Casino in Canada New Canadian Casino 19