Miliona përdorues të kompjuterëve në mbarë botën do të bllokohen për 24 orë gjatë këtij viti pasi interneti nuk do të funksionojë.

Shefi i informacionit të kompanisë LogRhythm dhe zëvendës presidenti James Carder është shprehur se nuk do të jetë thjesht çështje teknike që i ndalon njerëzit të postojnë selfiet e tyre në Instagram. “Në 2017 do të qëllojmë fort, nëse interneti shkëputet, tregjet financiare do të shkojnë pikiatë në rënie”, tha ai. Ai thotë se në 2016-ën kriminelë të shumtë kibernetikë kanë tentuar që nëpërmjet internetit të bllokojnë shumë adresa në Twitter, Spotufy dhe rrjete të tjera, gjë që e kanë arritur.

Sipas Carder shenjat janë dukur qartë në vitin 2016 ndaj dhe “raketa e testimit (fikja e internetit) do t’i hedhe në oqean”. Kreu i LogRhythm tha gjithashtu se çështja e lajmeve të rreme ketë vit vetëm sa do të përkeqësohet më tej, në një moment kur hakerat kanë në shënjestër mediat kryesore.

Ai u shpreh se hakerat do të tentojnë të “sulmojnë” përdoruesit e smartfonëve duke ju marrë të dhëna personale të cilat nuk do t’i bëjnë publike në këmbim të parave.  

Artikulli paraprak“SHOKON” BASHA: MEDIAT TË BASHKOHEN ME PD-në
Artikulli tjetërE RËNDË NË VERI, PUNONJËSI I OSHEE-së NGRIN NË SHTYLLË