Ka nisur lockdown i Krishtlindjeve. E gjithë Italia nga sot ka hyrë në zonën e kuqe deri më 27 dhjetor. Dje ishin minutat e fundit për të nxituar për pazare në dyqanet me pakicë, tani të mbyllura me dekret qeveritar.

Blerjet e fundit, dhuratat në minutën e fundit, por edhe shëtitjet e fundit para Krishtlindjes duke pritur që “semafori” të kthehet në të kuqe. Kontrollet për respektimin e rregullave do të intensifikohen në qytetet e mëdha.

Por, ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte siguron se mbyllja për Krishtlindje mund të na lejojë të përballemi me janarin “duke aplikuar masat vetëm aty ku është e nevojshme midis zonave të verdha, portokalli dhe të kuqe”. Supermarketet dhe farmacitë mbeten të hapura.

Artikulli paraprakVIZITA E VJOSA OSMANIT NË TIRANË, RAMA: ERDHI PËR TË BËRË PROPAGANDË PËR TË MARRË VOTA NË KOSOVË
Artikulli tjetërSHKODËR, AKSIDENT I RËNDË NË QENDËR TË QYTETIT