“Shkodra n’fest” ka hapur siparin e saj mbrëmjen e së premtes në pedonalen “Kolë Idromeno” e cila vjen e organizuar nga Qendra Rinore “Arka” në bashkëpunim me bashkinë Shkodër.
Prezente ne hapjen e “Shkodra n’fest” ka qënë kryebashkiakia znj. Voltana Ademi e cila përshëndeti të pranishmit. Ky aktivitet festiv i cili ka startuar me këngëtarin Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra të cilët kanë performuar për qytetarët shkodranë.
Me një axhendë mjaft interesante “Shkodra n’fest” do të sjellë të tjerë emra të njohur të muzikës shqiptare ku do të bëhen pjesë e këtij aktiviteti festiv i cili vjen për të gjithë qytetarët shkodranë për të sjellë atmoferën e feste dhe për ti bërë më të veçanta ditët e fundvitit .