Rreth dy vite pas vrasjes së të riut shqiptar Xhoi Musaj në Gjermani është dënuar një nga autorët e dyshuar të krimit.
Një gjykatë në rrethin e Ulm dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin e 19-vjeçarit.Hetuesit thanë se provat tregojnë bindshëm përfshirjen e 47-vjeçarit nga Göppingen në vrasje.
Dy ekzekutorët pohuan në gjykatë se donin të merrnin hak për vrasjen e një personi në Shqipëri 17 vite më parë, raportojnë mediat gjermane.
47-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa nuk është dhënë ende vendimi për shqiptarin tjetër të përfshirë në vrasje, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur.
Xhoi Musaj u vra me 8 goditje me çekiç në kokë
Viktima është vrarë me tetë goditje me çekiç në pjesën e pasme të kokës.
Motivi i vrasjes është hakmarrja. Gjithçka nisi kur xhaxhai i viktimës vrau një person në Shqipëri në vitin 2000.Kjo solli një seri vrasjesh zinxhir për hakmarrje.
Sipas prokurorisë, 19-vjeçari u josh nga vrasësi dhe bashkëpunëtori i tij, në prill të vitit 2017,dhe më pas e vrau duke e goditur më çekiç pas koke dhe hedhur në një liqen jo shumë larg Ulm.
Mbrojtja tha se klienti i tyre thjesht kishte bërë një shërbim për vrasësin e vërtetë- një ekzekutues profesionist me emrin ‘Don’. Por gjyqtari tha se kjo është e parëndësishme pasi të dy kanë vepruar me një qëllim të qartë, vrasjen e Musajt.