Edhet pse është fillim jave trafiku në qytetin e Shkodrës gjatë paradites ka qënë mjaft i rënduar.
Numri i madh i automjeteve që lëvizin në qytet, parkimet dyshe apo qytetarët që lëvizin në këmbë e në biçikleta bën që në disa nga segmentet kryesore të Shkodrës të ketë mjaft vështirësi kalimi. Duke mos mjaftuar këto elemente, mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe kundravajtjet e shumta sjellin një rëndim të metejshëm të situatës Rradhët e gjata krijojnë problem serioz edhe për ambulancën apo për zjarrefikset, që bllokohen shpesh herë mes trafikut. Nga zona e Parrucës duke vijuar edhe në kryqëzimin e ish degës situate mbetet e njejtë, automjetet detyrohen të lëvizin shumë ngadalë ku pamjet e filmuar e vërtetojnë një gjë të tillë më së miri.