Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, ku është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

Ai u shpreh se ka aq pjekuri sa të mos marrë vendime individuale, duke shtuar se vendim i pjekur është ai i marrë nga të gjithë. Alibeaj paralajmëroi edhe atë që do të ndodhë ditën e nesërme, pra mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve. Ai shtoi se nesër do të formalizohet vendimi në lidhje me mënyrën si do të garohet në “lokale”.

“Çështja e zgjedhjve ka rëndësi për të gjithë, për këtë arsye, edhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet, për t’i pasur të gjitha qëndrimet. Nesër do mblidhen forumet e bazës, do sjellin dhe ata atë që është nevoja. Deri sa të zyrtarizohen, mjaftohuni me njoftimet që keni marrë sot, zyrtarisht do ta mësoni nesër. Nesër do i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do përbëhet nga kryesia, grupi dhe kolegji… nesër do jetë i plotë”, tha ai.

Artikulli paraprak“PARA 24 VITESH NUK FESTOVA DOT 30-VJETORIN”, ILIR META KUJTON NDËRHYRJEN E NATO-S NË KOSOVË
Artikulli tjetër“ROL VENDIMTAR!”, BERISHA KUJTON 24-VJETORIN E NDËRHYRJES NË KOSOVË