Jose Mourinho ka piketuar mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj si zëvendësues të Chris Smalling dhe Matteo Darmian, të cilët nuk janë në planet e strategut portugez.
Të dy mbrojtësit e United pritet të largohen që në muajin janar, ndërkohë që në vendin e tyre pritet afrimi i futbollistit të Napolit, raporton Albeu. United ka gati plotë 25 milionë paund për kartonin e tij, ndërkohë që klauzola e Napolit është 50 milionë euro. Kujtojmë që Napolit i ka kushtuar vetëm 5 milionë euro kur e mori nga Empoli, shkruan “The Sun”.