Një 32-vjeçar shqiptar në Itali ka goditur me levë hekuri rivalin e tij në dashuri. Ngjarja ka ndodhur në fundjavë në komunën Potenza Picena, por fill pas ngjarjes u raportua një version ndryshe: një sherr mes shoferëve për motive banale.

Por, 32-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mëngjesin e djeshëm shkoi te stacioni i karabinierëve për të rrëfyer ngjarjen. Ai tha se shkoi pranë banesës së ish të dashurës së tij natës e së shtunës, e cila kishte ndërprerë lidhjen e dashurisë me të riun.

Siç raportojnë mediat lokale: Aty, pa një burrë të dilte nga shtëpia e ish së dashurës. I verbuar nga xhelozia, morri një shufër hekuri që e gjeti në rrugë dhe sulmoi burrin
I plagosuri, 44 vjeç u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakTENTON TË MBYTET NË LIQEN, E DËRGOJNË NË SPITAL PSIKIATRIK
Artikulli tjetërTONIGHT 27.03.2018