Për të kaluar drogën në shtetin grek, një 27 vjeçar e paketoi si brez dhe e lidhi rreth mesit I riu i identifikuar si Erion Konomi ka qenë pasagjer në një autobuz duke udhëtuar për në Greqi kur është ndaluar për një kontroll të mëtejshëm.

“Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në trupin e shtetasit të mësipërm, rreth pjesës së mesit iu gjet 900 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva” informon policia. Erion Konomi, , banues në Ksamil, Sarandë u arrestua në flagrancë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 207 KG KANABIS, ISHTE FSHEHUR NË FUÇI PLASTIKE
Artikulli tjetërATAK NË ZEMËR, NDAHET NGA JETA ISH-ZV/MINISTRI