Për të tretën herë anëtarët e koalicionit të majtë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës votojnë pro propozimeve të së djathtës për drejtimin e instancave vendore.

Rasti i fundit u shënua në mbledhjen e radhës ku propozimi i kryetarit të këshillit të bashkisë, Xhemal Bushati, për të votuar Suel Hadrin si sekretar i përgjithshëm i këshillit bashkiak u mbështet edhe nga të majtët. Fillimisht propozimi i Bushatit u shoqërua me debate, pasi anëtarët e majtë kundërshtuan këtë kandidaturë.

SUEL HADRI ZGJIDHET SEKRETAR I KËSHILLIT TË BASHKISË SHKODËR

Suel Hadri përfaqësues i Partisë Demokratike në përfundim të votimit u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Këshillit me 39 vota pro dhe vetëm 8 kundër nga 47 këshilltarë që ishin në sallë. Nga një përllogaritje e thjeshtë Hadri arriti të merrte 13 vota majtas, ndonëse në fillim këshilltarët e koalicionit të majtë ishin kundër këtij propozimi. Këshilli bashkiak i Shkodrës ka 51 antarë nga të cilët 28 janë djathtas dhe 23 janë të koalicionit të majtë.

Artikulli paraprakKËSHILLI NIS ME LULE, DY DITËLINDJE NË NJË DITË
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, MESI: PAGUAJMË 7.2 MLN EURO NË VIT !