Koalicioni i majte dhe kandidati i saj Muharrem Rama jane fitues te zgjedhjeve te pjesshme te bashkise Diber. Kandidati ASHE Muharrem Rama ka marrë 18602 vota ose 56.3%, kurse kandidati i APPD Sherefedin Shehu ka marrë 14435 vota ose 43.7%. Diferenca në vota mes dy kandidatëve është 4167 vota. Pjesmarrja në votime ishte 58%.
Kryetari i ri i bashkisë së Dibrës, Muharem Rama, ka falenderuar zgjedhësit të cilët i dhanë atij fitoren si kryebashkiak, në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ai tha se sot për Dibrën fillon një epokë e re, ajo e mirëqenies, ndërsa theksoi se puna e parë e tij si kryebashkiak do të jetë ndërhyrja në infrastrukturën urbane të qytetit, e cila sipas tij është në gjendje të shkatërruar. “Falenderoj popullin e Dibrës për mbështetjen masive. E prisja mbështetjen dhe fitoren, por jo kaq të madhe. Sot për Dibrën fillon një epokë e re, epoka e rritjes së punësimit dhe mirëqenies. Puna e parë në bashki do të jetë ndërhyrja në infrastrukturën e Dibrës, që është në gjendje të mjerueshme. Fitoren ia dedikoj të gjithë elektoratit të Dibrës, z.Gjiknuri dhe znj.Gjylameti dhe gjithë PS-së”, u shpreh kryebashkiaku i ri i Dibrës, Muharem Rama. Ndërkohë, festa e mbështetësve socialistë nisi në ambientet e jashtme të KZAZ nr.19 në Dibër, ku u mblodhën një numër i madh anëtarësh të PS Ndërkohë, Damian Gjiknuri, si koordinator në fushatën e Muharem Ramës dhe se maxhoranca mori besimin e dibranëve. “Morëm besimin e elektoratit të Dibrës. Koalicioni ka qenë pjesë e kësaj fitoreje. Ne sollëm një njeri, ata sollën një slogan”, deklaroi ai.