Një punonjës i OSHEE ka humbur jetën sot në Vlorë, si rezultat i një aksidenti në punë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Policia bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale Sh.B, 23 vjeç, banues në fshatin Grabian. Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se punonjës i OSHEE-së ka qenë duke kryer punime me kabllo elektrike në fshatin Grabian. I riu dyshohet se ka rënë nga një mur në punime e sipër me kabllot elektrike, duke marrë dëmtime të rënda. 23 vjeçari është shoqëruar menjëherë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore, por ka mbërritur i pajetë rreth orës 12:30. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Artikulli paraprakNGJARJA E RËNDË SHOKON BANORËT E DAJÇ, ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKJA ADEMI PRET PRESIDENTIN E KOSOVËS THAÇI