E masakron me 7 plumba pas sherrit në bilardo, arrestohet i kërkuari për vrasje.
Një person i kërkuar për vrasje është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 40- vjeçarit Arjan Grami, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë, në 26 tetor të vitit 2016 e ka dënuar me 12 vjet burg, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ngjarja për të cilin ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2008 në fshatin Karpen të komunës Synej në Kavajë, kur Arjan Grami, banues në Ndroq të Tiranës ka vrarë me pistoletë 26-vjeçarin Kastriot Godole nga Vlora. Autori dhe viktima ishin punësuar si çobanë në një stan dhe krimi ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta mes tyre. Grami dhe Godole, prej dy muajsh ishin punësuar si çobanë në një stan në fshatin Karpen të Kavajës. Ata ruanin bagëtitë e një fshatari dhe flinin në stan. Mbrëmjen e krimit, dy barinjtë pasi kanë mbyllur bagëtitë shkuan në lokalin e fshatit ku konsuamuan një sasi alkooli dhe më pas vendosën të luanin bilardo. Ata kanë debatuar në bilardo, por nuk e kanë ndalur sherrin edhe pasi janë kthyer në stan. Ndërkohë që nën efektin e alkoolit, Kastriot Godole ka tentuar të mbyllë sherrin dhe është shtrirë për të fjetur. Në këtë moment, Grami ka marrë pistoletën që e mbante pa leje dhe ka qëlluar shtatë herë mbi trupin e bariut duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gjithçka dyshohet se ndodhi pas viktima e qëlloi Gramin me shuplakë.