E mashtrojnë 28-vjeçaren e i marrin 4 mln lekë,2 në pranga,1 në kërkim

 

Kanë mashtruar një 28-vjeçare duke arritur t’i marrin 4 milionë lekë, policia ka arrestuar 2 persona ndërsa ka shpallur në kërkim një të tretë. Artan Laçi, 23 vjeç dhe Skënder Nela, 32 vjeç dhe S. D., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin anë të mashtrimit i kanë marrë Xh.N shumën prej 4 milionë lekësh. Policia gjithashtu po ndjek në gjendje të lirë shtetasit K. A., 28 vjeç, dhe K. A., 29 vjeç të cilët e kanë kanosur. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Nenet 143/2, 84 e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKAPEN 392 KG MARIJUANË ARRESTOHET 32-VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërVIDHEN VILAT NË LUNDËR, HAJDUTËVE U DEL PËRPARA PRONARI