E ‘mbush’ makinën me refugjatë dhe niset drejt Francës, arrestohet shqiptari

Dy persona, një prej tyre shqiptar, janë arrestuar nga policia italiane pasi kapur teksa transportonin 15 klandestinë, të gjithë nga Afrika e Veriut, në bordin e një automjeti tip “Ford Galaxy”. Me akuzën e favorizimit të emigrantit të paligjshëm, në pranga janë vënë shqiptari 29-vjeccar M.A. dhe 19-vjeccari afgan E.T.M., të cilët u arrestuan nga policia kufitare në Ventimiglia të Imperias, teksa tentonin të shkonin në Francë. Këtë mëngjes, ndaj tyre gjykata vendosi masën e sigurisë. Shqiptarit i është ndaluar qëndrimi në Imperia, Savona e Cuneo, ndërsa afgani u la i lirë pa asnjë masë ndaj tij. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dy personat kanë lidhje me organizata kriminale.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 4 PERSONA PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI ME TË MITUR
Artikulli tjetërKOSOVARI NËN AKUZË:ME PËLLUMB KAMIKAZ HELMOI ME QËLLIM, SKIFTERIN E MBROJTUR NGA LIGJI