Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një 55-vjeçar vrau gruan e tij dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Piges të Bashkisë Nestos në Kavallë, ku dyshohet se burri e mbyti gruan në farmacinë e tyre, ndërsa në fillim tentoi të mbulojë gjurmët duke pretenduar se farmacia nuk do të hapej për shkak të detyrimeve profesionale të bashkëshortes. Megjithatë, duket se pas një kohe ai u pendua duke vendosur të dorëzohet, ndërsa telefonoi Policinë dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

55-vjeçari deklaroi se krimin e kreu për shkak të xhelozisë. Autori gjithashtu tentoi t’i jepte fund jetës, por nuk arriti, pas kryerjes së krimit të rëndë. Bëhet e ditur se çifti, prindër të dy fëmijëve të mitur, 10 dhe 6 vjeç, dhe po përballeshin kohët e fundit me probleme të ndryshme.

Artikulli paraprakA DO TË JETË PRESIDENTE E SHQIPËRISË? KODHELI: E NDERUAR QË MË KANË PROPOZUAR, MË MBUSH MË KRENARI E PËRGJITHËSI, POR…
Artikulli tjetërPRESIDENTI META VLERËSON DEPUTETIN RUMUN ME TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË FLAMURIT”