Kjo është shtëpia në të cilën jeton Shefajete Vukatana së bashku me vajzën e saj të sëmurë me epilepsi. Shtëpia jo vetëm që nuk i plotëson as kushtet minimale të jetesës por dhe rrezikon të shembet. Në këtë 17 tetor, ditën botërore të varfërisë, 59 vjeçarja tregon se çdo natë flë me frikën se nuk do të zgjohet më pasi çatia mund t’i bie në kokë.

Problemet shëndetësore të shumta që ka nuk e kanë lejuar 59 vjeçaren të punojë ndaj e vetmja e ardhur është kempi i saj dhe i vajzës, të cilat nuk arrijnë më shumë se 2500 mijë lekë të rinj. E moshuara i bën thirrje të gjitha atyre që kanë mundësi që t’a ndihmojnë.

Në Shkodër janë të shumta familjet të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira të ngjashme me rastin e Shefajete Vukatana.

 

Artikulli paraprak125 NXËNËS NË SHKOLLËN “LIRIA”, SFIDË KOMUNITETI ROM
Artikulli tjetërBERISHA TAKIM ME DREJTUESIT E GRUPEVE TË PUNËS, ZBARDHEN DIREKTIVAT E KREUT TË PD, SI DO TË VIJOJË AKSIONI