Sebija Dema, një e moshuar rreth 75 vjeçare prej afro një muaji qëndron pa energji elektrike në banesën e saj në fshatin Golem të njësisë Rrethina. OSHEE ia ka ndërprerë energjinë për shkak se nuk ka paguar faturat 4 vitet e fundit.

Sebija ose duhet që të paguaj 2 milion e 100 mijë lekë ose në të kundërt do vijojë të jetë në terr.75 vjeçarja ka pësuar një paralizë ndërsa të ardhurat e saj janë vetëm 90 mijë lekë të vjetra duke mos patur mundësi që me ato para as të ushqehet e të marrë ilaçet jo më të paguaj energjinë.Një komshi i saj Gëzim Shega tregon variantet duke qenë se ai është interesuar në zyrat e OSHEE.E moshuara thotë se kur ka patur energji ka shpenzuar shumë pak ndërsa këto dy fatura kanë një vlerë prej afro 30 mijë lekësh të vjetra.E moshuara por edhe komshiu i saj bëjnë thirrje për ndihmë duke kërkuar që të shlyhet shuma prej 2 milion lekësh ndaj OSHEE si e vetmja mënyrë që Sebijes t’i rikthehet energjia.Shteti shqiptar ka harruar këto shtresa në nevojë dhe në vend që personave si Sebija Dema t’i ofrohet e gjithë mbështetja sociale, ajo jo vetëm duhet të vuaj në vetmi e paralizuar por të qëndrojë edhe pa energji elektrike.

Artikulli paraprakKLOSI NGA SHKODRA: ARSIMI PROFESIONAL ËSHTË E ARDHMJA
Artikulli tjetërPROJEKTI “JICA” ZBRET NË TERRËN, APEL BANORËVE