Sigurimi I jetesës nga pensioni modest I pleqërisë është I vështirë. Vitore Vreshta ëshët e moshuara e cila prej disa ditësh pret që punonjësit e postës ti sjellin pensionin e saj dhe të bashëkshortit në shtëpi, ashtu siç është lajmëruar nga qeveria.

Ajo tregon se 2 herë ka bërë kërkesën për dërgimin e pensionit në shtëpi por akoma nuk ka marrë përgjigje ndërsa tregon se për të është shumë e rëndësishme që të paguajë në kohë faturat e ujit dhe dritave, si një detyrim ligjor të cilin duhet ta kryejnë të gjithë.

Ajo tregon se kushtete minimale për jetesë I ka të siguruara, por shpërndarja e pensionit në kohë është një e drejtë për të gjithë pensionistët të cilët nuk mund të dalin nga banesat gjatë kësaj periudhe.

Vitorja kërkon që të paktën t’I krijohet mundësia për të dalë e për të tërhequr vetë pensionin e saj dhe të bashkëshortit.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR LEZHË – MILOT, MAKINA DEL NGA RRUGA, VDES SHOFERI
Artikulli tjetërRAMA PREZANTON SOT PAKETËN E ZGJERUAR EKONOMIKE, PRITET PËRFSHIRJA E PUNONJËSVE TË PEZULLUAR APO LARGUAR PREJ BIZNESIT TË MADH