Nje e moshuar belge duket se i është kundërvënë mjekësisë dhe rregullave strikte, pasi ajo konsumon deri në 22 birra në ditë për të qëndruar në formë.
Mjekët rekomandojnë për të moshuarit që të ndjekin regjime ushqimore dhe të mos heqin dorë së praktikuari aktivitetet sportive por 97 vjecarja Robertina Houbrechts nuk do te ja dije.
Duket e pabesuehme , por Robertina Houbrechts është plot 97 vjeçe dhe gëzon një shëndet të shkëlqyeshëm.
Kamerierja e cila i shërben çdo ditë, rrëfen për një media vendase se Robertina është një kliente mjaft speciale. “Fanny, më bëj edhe një tjetër”, tregon aj teksa shton se shpesh i herë e moshuara tejkalon edhe numrin e 22 birrave kur i ndodh të “zhytet” në kujtime të së shkuarës.
Fanny rrëfen ndër të tjera se Robertinës i janë dhuruar edhe 20 litra birrë, për faktin e të qenurit kliente e rregullt e barit.
Në këtë rast mund të themi fare mirë se, mosha është në të vërtetë ajo se çfarë ne perceptojmë për veten.