Një zjarr i fuqishëm ka rënë gjatë mbrëmjes së 2 tetorit në zonën Ostiense në kryeqytetin italian Romë duke shkaktuar shembjen e një pjesë të “Urës së Hekurt”. E ndërtuar më vitet 1862-1863, ajo është një nga pikat e referimit e lagjeve Ostiense e Portuense. Mësohet se vatra e zjarrit mund të ketë nisur në bimësinë buzë lumit Tever dhe është përhapur duke prekur sistemin elektrik të kësaj ure si dhe tubat e gazit.

Ndërkohë sipas autotiteteve nuk raportohet asnjë person i plagosur dhe e gjithë zona e banuar përreth është pa energji elektrike.

Ura e Industrisë është e gjatë 131 metra e lidh dy rrugët Antonio Paciotti e Porto Fluviale. Ura është e tëra në metal u ndërtua nga një kompani belge në vitet 1862-1863 e u transportua pjesë në Romë ku më pas u montua.

Artikulli paraprakRRITJA E ÇMIMIT TË KARBURANTEVE, KONFINDUSTRIA: MË TË LARTAT NË EUROPË, NËSE QEVERIA S’MERR MASA, PASOJAT E PALLOGARITSHME PËR VENDIN
Artikulli tjetërMETA URON PRESIDENTIN GJERMAN PËR DITËN E BASHKIMIT: PROCESI I BERLINIT ËSHTË JETIK …