Shoqata e Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), e cila hoqi nga lista qytetin amerikan të San Diegos, si organizator i Lojërave të Para Botërore në rërë, vendosi përfundimisht kandidaturën e Katarit , që do të mbahen nga 12 deri më 16 tetor 2019.

”Qeveria e Katarit i ofroi ANOC-it garanci financiare, ndërkohë që shteti i pasur me rezerva nafte i cili priti Kupën Botërore në 2022, ka organizuar tashmë me sukses evenimente ndërkombëtare, përfshirë Botërorin për not, Handball, gjimnastikë dhe çiklizëm”, shprehet në një deklaratë shoqata me seli në Lozanë.

Në fund të majit, ANOC-it njoftoi se ngjarja nuk do të mbahet më në San Diego. Pa specifikuar arsyet, shoqata kishte lënë të kuptohet se qyteti kalifornian nuk kishte arritur të zgjidhte çështjen e buxhetit për të organizuar ngjarjen, e cila do të mbledhë 1 300 atletë nga 90 vende, në pesëmbëdhjetë disiplina, duke filluar nga surfing në beach-volley duke kaluar tek skate-boarding dhe ngjitje.

Artikulli paraprakEUROSTAT: ÇMIMET E QIRAVE NË TIRANË U RRITËN NË 2018
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, VENDI I VOGËL I AMBICIEVE TË MËDHA