E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot, 7 janar, me Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale thuhet se në fokus i këtij takimi ishte forcimi ushtarak midis dy vendeve. Ndërkohë theksohet se SHBA-të janë krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë kolektive.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë kolektive”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane në rrjetet sociale.

Artikulli paraprak2025 NIS ME FLUKS TË MADH PASAGJERËSH NË AEROPORT
Artikulli tjetërANULOI ÇDO ANGAZHIM PASI U PREK NGA PNEUMONIA, SI PARAQITET GJENDJA E PRESIDENTES SË KE, VON DER LEYEN