E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin.

Ajo uroi Ilir Rusin për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.

VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

Artikulli paraprakKURTI: KOSOVA DO TË APLIKOJË PËR MARRJEN E STATUSIT VEND-ANËTAR ME TË DREJTA TË PLOTA NË APF
Artikulli tjetërCELIBASHI TAKIM ME HASANIN DHE HOXHËN