E njohu në lokal, 20-vjeçari përdhunon një grua 2 herë më të madhe se vetja
Një 20-vjeçar në Tiranë është arretsuar nga policia pas kallëzimit të një gruaje 37-vjeçare se ai e ka përdhunuar pasi janë njohur në një bar. F.A. 20 vjeç u arrestua nga Komisariati Nr 1 pasi, sipas policisë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e L. R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim ndaj tij. Sipas saj, pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të. 20-vjeçari akuzohet tani për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.