Pasi Argjentina e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Arabisë Saudire me gol të Lionel Messit, me fillimin e së dytës erdhi përmbysja e pabesueshme.

Minuta e 48-të dhe vendoset barazpesha në këtë ndeshje. Në goditjen e parë drejt portës bardhekaltër, sulmuesi arab S. Al-Shehri i vjedh kohën Romeros dhe godet me finesë, duke gjetur këndin e pamundur për t’u mbrojtur nga portieri Martinez.

Trajneri Scaloni dukshëm i mërzitur me të tijtë, sepse kanë shpërdoruar shumë dhe tashmë duhet ta nisin gjithçka nga “zero”, në kërkim të golit të avnatazhit. Në fakt, gjithçka përmyset në minutën e 53-të, kur S. Al Daësari ndëshkon për herë të dytë brenda pak minutash Argjentinën. Goditje e fortë për amerikano-jugorët, që nuk e prisnin një reagim kaq të fortë të kundërshtarit.

Artikulli paraprakSITUATA NGA MOTI I KEQ/ PD KËRKESË QEVERISË PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME NË 3 QARQET PROBLEMATIKE
Artikulli tjetërPARANDALOHET KRIMI NË FAMILJE NË PUKË, DJALI SHERR ME TË ATIN! KAPET 34-VJEÇARI, KISHTE PUSHKË NË BANESË