Lisandër Lato është djali i tezes së Kasandra Selimllarit, vajza e cila mbrëmjen e sotme deklaroi për emisionin “Stop” se është përdhunuar nga kushëriri.

Ai e ka pranuar me gjakftohtësi përpara kamerave gjithçka që ka bërë dhe nuk i është dridhur qerpiku aspak. “E pranova që e kam kryer që në momentin që më erdhi kushërira me babain në shtëpi. Ça të bëj unë tani. Po presim rezultatet e ADN-së. S’kam çfarë të bëj”, – thotë Lisandri. Më tej ai thotë se është edhe i martuar, ndërsa shprehet se nusja e tij nuk ka asnjë faj për atë që ka ndodhur. Nga marrëdhënia seksuale mes Lisandrit dhe Kasandrës, kushërinj të parë nga qyteti i Korçës, ka ardhur në jetë një vogëlushe, e cila aktualisht është dy muajsh dhe ndodhet në jetimore.

Artikulli paraprakBANESA ME 13 SHQIPTARË SHKRUMBOHET NGA ZJARRI
Artikulli tjetërZBULOHET TELEFONATA PAS MESNATE, KUSH E SHPËTOI KLEMENT BALILIN NGA PRANGAT