Keni votuar? Po gjithmonë, që nga vitit 1946 e deri më sot.
Në moshën 108 vjeçare, Luisa Zappitelli, është kthyer sërish në qendrat e votimit për zgjedhjet e parlamentit evropian.
Gruaja e lindur në vitin 1911, theu rekordin e saj personal duke marrë pjesë në votime në mënyrë të pandërprerë në çdo votim në periudhën e Italisë demokratike, që prej plebishitit të vitit 1946 deri më sot.
Rreth orës 11:00, Luisa u paraqit në qendrën e votimit numër 10 në San Pio, rrethin e Citta di Castello ku edhe jeton, shoqëruar nga fëmijët Anna dhe Dario Ercolani dhe mbesa Natascia.
Pranë saj ishin edhe komandanti i policisë bashkiake, Joselito Orlando dhe disa agjentë të policisë.
Luisa Zappitelli ka ftuar të rinjtë “të mos injorojnë zgjedhjet, sepse kjo është rruga për qytetarët që ti dëgjohet zëri i tyre në demokraci”.
“Unë ende e mbaj mend herën e parë, që shkoja me krenari për të votuar së bashku me një grua tjetër. Ky është një moment që do mbahet mend përgjithmonë në mendjen time,”-tha ajo.