Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Biunesit të Vogël në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij Balla i është përgjigjur edhe Gazment Bardhit lidhur me padinë që ka depotituar në SPAK me pretendimin se shtabi elektoral i PS ka telefonuar qytetarët që marrin ndihmë ekonomike.

“Elbasani ka një traditë shumë të mirë të bashkëjetesës si ndërfetare dhe ndërpolitike. Unë nuk dua që t’i kthehem me të njëjtën gjuhë se mirë do ishte që unë ta padisja për shpifje në lidhje me atë që ka thënë, por unë nuk po i hy sepse nuk kam kohë për tu marë as me Gazin, as me Lulin, as me Saliun, as me Ilir Metën, me Monikën jo e jo.

Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhti të lartë dhe për tallje me udhëheqjen të gjithë PD-në e Elbasanit. KSHQ. Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti dhe që talleni me udhëheqjen”, tha Balla.

Artikulli paraprakARGUMENTAT/ META RRËZON LIGJIN “PËR KARRIERËN NË FA”: PËRMIRËSONI TRAJTIMIN FINANCIAR TË USHTARAKËVE, PËR TË NDALUR LARGIMIN E TYRE NGA VENDI
Artikulli tjetërATENTAT NË QENDËR TË ATHINËS! QËLLOHET ME ARMË ZJARRI NDAJ NJË SHQIPTARI