Falë rezultateve të një studimi të botuar në revistën “PLOS Pathogens”, ne jemi pak më afër kuptimit të funksionimit të komplikuar të viruseve. Në fakt studiuesit, kanë arritur të përshkruajnë për herë të parë se si enteroviruset, një lloj virusi që i përket familjes

Picornaviridae, pjesë e së cilës janë polioviruset (që shkakton poliomielin) dhe rinoviruset (një nga më shumë se 200 patogjenët që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme), e “paketojnë” gjithashtu materialin e tyre gjenetik, duke e përhapur atë në qelizat tona dhe duke i infektuar ato.

Viruset janë domosdoshmërisht parazitë, pasi nuk mund t’a transformojnë ushqimin përmes metabolizmit, dhe as nuk mund të riprodhohen vetë: për t’a bërë këtë, duhet të hyjnë domosdoshmërisht në qeliza.

Deri më tani e dinim se që të shumohet, një virus formon “kopje” të materialit të tij gjenetik, virionet, të cilat më pas i lëshon në qelizat fqinje. Sidoqoftë, ajo që nuk ishte e qartë dhe zbulimi i së cilës përfaqëson risinë e studimit të kryer së fundmi nga universitetet e Lidsit dhe Jorkut në Britaninë e Madhe, ishte mënyra se si bëhej“montimi” i virioneve .

Procesi i krijimit
Studimi përshkruan në detaje rolin e të ashtuquajturve sinjalet e paketimi të ARN, seksione të vogla të ARN (acidi ribonukleik, i vetmi material gjenetik i virusit) të cilat bashkë me proteinat që ndodhen në ‘zarfin’ e virusit (kapsid), kontribuojnë në formimin e një virioni infektiv.

Duke përdorur një mikroskop elektronik, studiuesit ishin për herë të parë në gjendje të shihnin procesin e “montimit” të virionëve. Për më tepër, biologjia molekulare dhe studimet matematikore i dhanë mundësi atyre të identifikonin seksionet e mundshme të ARN-së që vepronin si sinjalet e nisjes së paketimit.

Veprimi në burim

“Ky studim e ndryshon qasjen tonë ndaj sëmundjeve virale”-thotë Piter Stokli, një nga autorët e studimit. “Nëse do të arrijmë që ta ndalnim mekanizmin e formimit të virioneve, do të arrinim që t`a ndalonim infeksionin para se të ndodhte”- shton ai.

Sipas studiuesve, të kuptuarit në detaje se si funksionon ky proces, që duket se është i njëjtë për një familje të tërë virusesh (enteroviruset), do t`a ndihmojë industrinë farmaceutike të zhvillojë barna anti-virale që ndalojnë këto ndërveprime dhe parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve.

Artikulli paraprakPUBLIKOHET EKSTRAKTI I 5-TË I LISTAVE ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT, JA SI MUND TË VERIFIKONI EMRIN NË E-ALBANIA
Artikulli tjetër“MOS KANDIDONI KRIMINELË”, RAMA I PËRGJIGJET AMBASADORES AMERIKANE: NUK JEMI DREJTORI POLICIE