Presidenti Bajram Begaj ka dënuar dhunën ndaj gazetarit në Lezhë, Elvis Lila. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit kërkon që të hetohet dhe të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje. Begaj shprehet se cënimi i fjalës së lirë dhe dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në demokraci.

“Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik!”, shkruan presidenti.

Gazetari u dhunua nga dy persona pasditen e sotme në Lezhë. Këta shtetas i kanë dalë përpara gazetarit dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij, e cila në ato momente ka ndërhyrë. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Artikulli paraprakGJENDET PA SHENJA JETE 49 VJEÇARI NË FUSHË ARRËZ, KËRKOHEJ PREJ DITËSH NGA FAMILJA
Artikulli tjetërBRITANIA E MADH DHE KROACIA MBËSHTESIN KOSOVËN PËR ANËTARËSIM NË KËSHILLIN E EVROPËS