Festa e Argjentinës për fitimin e Kupës së Botës nuk do të zhvillohet. Shkak për këtë vendim është bërë numri i madh i personave të mbledhur në qytete të ndryshme, çka ka bërë që të jetë e pamundur për autobusin që të depërtojë.

Pak orë më parë raportohej për 5 milionë njerëz të mbledhur në Buenos Airos për të pritur heronjt e tyre, shifër kjo e jashtëzakonshme. Lajm i anulimit të festës ka ardhur nga Presidenti i federatës Argjentinase, Tapia.

“Nuk na lejojnë që të mbërrijmë të përshëndetim të gjithë njerëzit që janë te Obelisku, të njëjtat organizata të sigurisë që na shoqëronin, tani nuk na lejojnë të avancojmë. Ju kërkoj ndjesë edhe në emër të të gjithë lojtarëve kampionë. Keqardhje”, shkruante Tapia.

Artikulli paraprakSTUDIMET E REJA, CORONAVIRUSI MUND TË PËRHAPET EDHE NGA TRUPAT E TË VDEKURVE
Artikulli tjetër“KOSOVA DO TË BËHET ANËTARE KUPTIMPLOTË E BE, SERBIA NUK DO TË MUND TË NA PENGOJË”, KURTI: VUÇIÇ PO E…