Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook raportin e Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Rama thotë se e 33-ta, Shqipëria ngjitet tashmë në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon.
Rama shprehet se në 30 prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumente duke i dhënë sipas tij një “shqelm vendimtar” korrupsionit, radhëve apo zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.