Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bregdetin e Karpenit.
Bëhet fjalë për qindra peshq të ngordhur që kanë dalë në breg nga dallgët e detit.
Kjo ngjarje ka sjellë panik për banorët të cilët kanë reaguar duke shpërndarë fotot e këtij fenomeni.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, por dëshmitarët që kanë realizuar edhe fotot kanë deklaruar se është hedhur helm në det.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje, nuk ka pasur ende reagime nga Ministria e Bujqësisë apo e Mjedisit.