Një minator ka humbur jetën ditën e sotme në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme.Policia thotë se 52-vjeçari me inicialet H. V., është përplasur nga një makineri.

Librazhd/ Informacion paraprak nga policia:
Shtetasi H. V., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash, Librazhd, ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makineri të punës , i cili ishte punëtor në një minierë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakGREQIA S’PRANON TË SJELLË NË SHQIPËRI, URDHËRUESIN E VRASJES SË KOMISARIT ARTAN CUKU
Artikulli tjetërSHPËRTHEN NË ECJE AUTOMJETI NË SAUK, SHPËTON DREJTUESI