Një 67-vjecar I cili ishte duke lëvizur me bicikletë ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet.

Aksidenti I rëndë ndodhi pasditen e së Hënës rreth orës 18.10 në aksin nacional Shkodër-hani I Hotit në fshatin Shtoj I Ri.Automjeti tip Benz me targa SH 9861D me drejtues 35-vjecarin Zefir Kodra e ka përplasur të moshuarin rëndë.Ky I fundit u dërgua në spitalin rajonal të shkodrës ku si pasojë e plagëve të marra dhe hemoragjisë nuk I mbijetoi vdekjes.67-vjecari I quajtur Ndoc Leka me banim në Shkodër u identifikua një orë më vonë nga policia.Fillimisht nga spitali u raportua se kishim të bënim me një tjetër person për shkak se një person I ndodhur në vendingjarje e kishte ngatërruar viktimën me të afërmin e vet. Policia ndaloi drejtuesin e makinës I cili është marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.Në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka nisur punën për të hetuar shkaqet e aksidentit I cili paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga parakalimi I gabuar I automjetit.

Artikulli paraprakPROJEKTLIGJI PËR MARRËVESHJEN E DEMARKACIONIT ME MALIN E ZI
Artikulli tjetërBASHA PËR RAMËN: SHQIPËRIA NUK E MERITON KËTË FATKEQËSI