Një i ri nga Bullgaria ka shkaktuar panik në Athinë pasi, sipas raportimeve, është duke mbajtur peng ish-partneren e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqyetit grek ndërsa policia u njoftua nga motra e vajzës. Ajo është shprehur për mediat se përpara se ta merrte peng, ish i dashuri e kishte goditur dhe e kishte kërcënuar me thikë.

“I vendosi prangat dhe e kërcënoi me thikë,” është shprehur ajo me zërin që i dridhej, sipas raportimeve.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të shumta policia dhe pranishme është edhe Brigada e Zjarrit. /abcnews.al/

Artikulli paraprakSHQIPTARI ARRATISET NGA BURGU ME ÇARÇAF NATEN E NDERRIMIT TE VITEVE
Artikulli tjetër“E KAM MARRË VAJZËN ME VETE…”, GAZETARJA KUJTON NJË EPISOD TË VËSHTIRË NË PUNË