KOSOVË, 40 XHIHADISTËT DALIN PARA GJYQIT.
40 te arrestuarit e djeshme nga policia e Kosoves, si te dyshuar per pjesmarrje ne luften e Sirise dhe te Irakut, kane dale sot para Gjykates Themelore te Prishtines.
Ata jane sjelle ne masa te rrepta sigurie ne sallen e improvizuar te gjykates Themelore, në Kinemanë ABC 2.Zyrtarisht, 40 te arrestuarit akuzohen për vepren penale, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.Vetem 4 prej te arrestuarve pohuan para gjykates se kane marre pjese ne luften e Sirise, te shtyre, sipas tyre, pas takimit te minsitrit te Jashtem kosovar me lideret e opozites siriane.Nderkaq, njoftimet e fundit nga gjykata thone se vendimi per 40 te arrestuarit do te merret gjate dy diteve te ardhshme.Po sot, gjate vizites ne Komunen e Graçanices , Presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova nuk do te behet kurre fole e ekstremisteve.