Organizata të ndryshme por edhe institucione vendore dhe rajonale kanë marrë pjesë në një takim të zhvilluar në kuadër të thirrjes së dytë të programit ndërkufitar IPA II Shqipëri-Malizi 2014-2020 i financuar nga Bashkimi Europian.
Në thirrjen e parë të programit IPA II janë financuar 8 projekte ndërsa tashmë në thirrjen e dytë fokusi është tek mbrojtja e mjedisit, turizmi dhe nxitja e punësimit bën të ditur Veselin Scepanoviç përfaqësues i lartë në qeverinë e Malit të Zi
I pyetur nëse thirrja e dytë e projektit ndërkufitar IPA II parashikon hapjen e ndonjë pike të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi Sçepanoviç u shpreh se kësaj here nuk është e parashikuar ndërsa mund të mendohet vitin e ardhshëm
Të pranishmit nga organizatat dhe institucionet u njohën me rregullat dhe kriteret për thirrjen e dytë të progamit IPA II 2014-2020.