Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë.
Një vajzë e re ka humbur jetën në një taksi, sapo kishte hipur në të.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Qelqit në Tiranë.Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Alma. Gj.
Sipas burimeve nga Policia, vajza është vetëhelmuar pasi i dashuri i saj ka refuzuar të vazhdojë më tej marrëdhënien.
Ajo thuhet se ka shkuar në shtëpinë e tij, por ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes duke mos i dhënë shpresë pajtimi.Ndërkohë që ngjarja është ende në hetim.