Një ngjarje e rëndë është regjistruar një Pogradec, ku një 46-vjeçare ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 ku mësohet se 46 vjeçarja A. H., ishte paraqitur ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj ku ka gjetur vdekjen.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njofton Policia.

Artikulli paraprakMESDITA SJELLË RESHJE INTENSIVE SHIU NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërSPËRKATËSI I HUNDËS, NJË ALTERNATIVË PËR TË PARANDALUAR COVID-19